Loading…
Mbretëresha myslimane, mishërim i stilit dhe elegancës
  • 28/01/2019 | 12:52

Mbretëresha myslimane, mishërim i stilit dhe elegancës

Mbretresha e Jordanisë, Rania është nga gratë më më stil në botë dhe në perëndim njihet si “Diana esmere”, transmeton Gazeta Metro.


Mbretëresha simpatike ka lindur në Kuvajt në një familje palestineze, ishte refugjate dhe në Jordani shkoi të studionte dhe punonte. Sa ishte studente ajo u njoh me mbretin  Abdullah II.

Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë disa gjëra që ndoshta s’i keni ditur rreth Mbretëreshës Rania:

1. Mbretëresha Rania është e martuar me Mbretin e Jordanisë, Abdullahun e Dytë. Çifti ka katër fëmijë, Princin Hussein, Princeshën Iman, Princeshën Salma dhe Prinicn HASHEM

2.Çifti është martuar me një ceremoni madhështore në 1993, vetëm 6 muaj pasi janë njohur, ku ishte një dashuri në shikim të parë

3. Përveç detyrave të saja si mbretëreshë, Rania gjen kohë edhe të shkruaj libra. Ajo ka shkruar 4 libra për fëmijë, njëra prej tyre “The Sandwich Swap” e cila u bë bestseller .

4. Gruaja e Mbretit Abdullah II është aktive në rrjetet sociale, ajo përdorë Twitter, Facebook dhe YouTube. Ka mbi 2.8 milion followers në llogarinë e saj në Twitter përfshirë edhe Princin Charles.

5. Mbretëresha Rania njihet si avokate për të drejtat e grave, ajo është shpallur si njëra prej grave më më ndikim në botë sipas Forbesit në 2009.

6. 7. Në  vitin 1995 ajo themeloi fondacionin e saj për përmirësuar jetën e grave dhe fëmijëve në Jordan.

Mbretëresha Rania në gjithë botën gëzon një simpati për ndihmën e saj për refugjatët, për kontributin e saj për gratë dhe stilin e saj të veçantë. Por këtë imazh dhe dashuri duket se nuk e ndajnë një pjesë e popullit jordanez, i cili e konsideron të huaj Raniën, pasi ajo është palestineze dhe jo jordaneze. Një grup tifozësh në ndeshjet e Kombëtares së tyre mbanin pankarta” Abdullah lere të huajën, ne t’i dhurojmë 4 vajza tona (jordaneze).“./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë