Loading…

Mbrojtësi i Arsenal Papastathopoulos provon të ulë tensionet: Tema e kapitenit është dytësore

  • 08/11/2019 | 12:38

Mbrojtësi i Arsenal Papastathopoulos provon të ulë tensionet: Tema e kapitenit është dytësore

Qendërmbrojtësi Sokratis Papastathopoulos insiston se nuk është e rëndësishme kush e mban shiritin e kapitenit në Arsenalit, pasi Granit Xhakës iu mor kjo përgjegjësi dhe iu dha Pierre-Emerick Aubameyangut, transmeton Gazeta Metro.


Arsenali ia mori shiritin e kapitenit Xhakës, pas reagimit të tij me zemërim ndaj fishkëllimave të vetë tifozëve të “Topçinjve” në ndeshjen e Premierligës kundër Crystal Palace. Tani, shiritin e kapitenit e mban Pierre-Emerick Aubameyang.

Mesfushori zviceran me prejardhje shqiptare i vendosi duart mbi vesh, e zhveshi fanellën dhe i shau tifozët e pranishëm në stadium, gjatë kohës sa ai po zëvendësohej në pjesën e dytë të barazimit 1:1 në Emirates.

Xhaka tha se ai e kishte arritur pikën e vlimit pasi kishte marrë komente abuzive nëpër ndeshje dhe në rrjetet sociale. Por, Sokratis beson se tema e shiritit të kapitenit është dytësore në skuadrën e Arsenalit.

“Mendoj se është hera e parë që ai është kapiten. Për mua është e rëndësishme që Aubameyangu fillimisht të shënojë, ai duhet ta bëjë punën e tij. Shiriti i kapitenit në fushë, nuk mendoj se është e rëndësishme”, ka thënë Sokratis.

“Ai është një djalosh shumë i mirë, por shiriti i kapitenit s’ka shumë rëndësi. Është e rëndësishme që e gjithë skuadra të jetë mirë në zhveshtore. Ne jemi si një familje. Në fund të fundit, ai që është kapiten në fushën e lojës është gjëja e fundit”.

Ecuria zhgënjyese e Arsenalit vazhdoi me një barazim 1:1 me Vitoria de Guimaraes në Ligën e Evropës të mërkurën. Për Arsenalin shënoi Shkodran Mustafi, ndërsa për vendasit shënoi Bruno Duarte./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë