Mbrojtësi i Arsenalit, Nuno Tavares beson se Real Madrid do të triumfoj kundër Liverpool në finalen e Ligës së Kampionëve e cila do të zhvillohet nesër në ‘Stade de France’ me fillim nga ora 21:00, transmeton Gazeta Metro.
‘The Reds’ po kërkojnë trofeun e shtatë të tyre në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë dhe gjithashtu kërkojnë edhe trofeun e tretë këtë sezon. Ndërkohë ‘Los Blancos’ pas titullit të La Ligës, pretendon të triumfoj edhe në Ligën e Kampionëve dhe të kurorëzohet me titullin e 14’të.
Në mënyrë të shkurtë është përgjigjur mbrojtësi i Arsenalit, Nuno Tavares i cili mendon se përkundër faktit që skuadra e Jurgen Klopp janë të mrekullueshëm, Real Madrid në fund të shpallet kampion i Europës.
”Mendoj se Real Madrid sepse kanë qenë të jashtëzakonshëm këtë sezon. Edhe Liverpool është vërtet, shumë e mirë, ata sulmojnë gjatë gjithë kohës dhe nuk e lënë skuadrën tjetër të marrë frymë, por do të jetë një luftë e mirë,” deklaroi portugezi.
Megjithatë, Liverpool do të kërkoj edhe hakmarrjen për atë disfatën në finalen e vitit 2018 në Kiev, ku Real Madrid kishte shënuar fitore me rezultat 3-1. /gazetametro.net