Loading…

Mbrojtësi i Barçës: Juventusi më deshi, por i refuzova për katalunasit

  • 10/10/2019 | 16:19

Mbrojtësi i Barçës: Juventusi më deshi, por i refuzova për katalunasit

Mbrojtësi i ri francez i Barcelonës, Jean-Clair Todibo, ka thënë se Juventusi e kishte kërkuar me ngulm, mirëpo ai zgjodhi Barcelonën, transmeton Gazeta Metro.


Duke folur për emisionin televiziv ‘Que t’hi jugues’, mbrojtësi francez i cili debutoi për Barçën të dielën e kaluar në Camp Nou, tha se Juventusi e kishte dashur por ai kishte vendosur për Barcelonën.

Ai foli edhe për mbërritjen në Camp Nou, duke thënë se ishte habitur nga përulësia e Lionel Messit.

“Mund të them se po kaloj shumë mirë në Barcelonë. Këtu ka shumë mbrojtës të mirë dhe e di se duhet ta shfrytëzojë rastin për të punuar zellshëm në mënyrë që të luaj”, tha Todibo.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë