Loading…

Mbrojtësi i Kosovës mori fanellën e tij, por ylli anglez e refuzoi atë të kosovarit

  • 18/11/2019 | 17:28

Mbrojtësi i Kosovës mori fanellën e tij, por ylli anglez e refuzoi atë të kosovarit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka përmbyllur me humbje kampanjën kualifikuese për Kampionatin Europian, transmeton Gazeta Metro.


Kosova pësoi humbje 0-4 nga Anglia në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Europian. Megjithatë, rezultati mbeti në plan të dytë, e në plan të parë u shfaq mikpritja dhe miqësia e mirë mes dy vendeve.

Shumë futbollistë në fund ndërruan fanellat, ndërsa në sy ra ai i sulmuesit të Manchester United, Marcus Rashford.

Yllit të Djajve të Kuq iu kërkua nga Benjamin Kololli t’i shkëmbenin fanellat, derisa Rashford ia dha të vetën, por nuk e pranoi të mbrojtësit anësor tonën, raporton ‘Telegrafi’.

Ndryshe, në fund të takimit janë duartrokitur të dy skuadrat nga tifozët kosovarë dhe ata anglezë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë