Loading…

Mbrojtja i largon nga salla aktivistet, duan të flasin me Kurtin

  • 05/11/2026 | 11:51

Mbrojtja i largon nga salla aktivistet, duan të flasin me Kurtin

Aktivistet e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist janë detyruar të largohen nga Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ku ishte i pranishëm kryeministri Albin Kurti.


Aktivistet kishin planifikuar të bisedonin me Kurtin, por pjesëtarë të mbrojtjes së afërt të kryeministrit dhe organizatorët e ngjarjes i obliguan të largoheshin nga salla.

Kurti ishte pjesëmarrës në edicionin e 13-të të Doku Tech. Ndërkaq, aktivistet kishin mbërritur aty pas një aktiviteti para Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Prej disa ditësh, ato po protestojnë duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe të gjitha gratë e vrara në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë