Loading…

Mbyll veten aksidentalisht në veturë, qesh derisa të tjerët përpiqen ta ndihmojnë (Foto)

  • 01/05/2017 | 15:07

Mbyll veten aksidentalisht në veturë, qesh derisa të tjerët përpiqen ta ndihmojnë (Foto)

Një vogëlush 14 muajsh i quajtur Brandon Emery u shpëtua nga një grup zjarrfikësish në Cornwall të Anglisë pasi pa dashje u mbyll në veturë.


Nëna e tij Kirsty, 27 vjeçare, ka njoftuar zjarrfikësit për t’i ofruar ndihmë pasi nuk ia doli e vetme, shkruan DailyMail, transmeton Koha.net.

Kirsty bashkë me djalin e saj 14 muajsh kishin dalë për të bërë pazar, por në momentin kur ajo po i fuste gjërat e blera në bagazhin e veturës, djali i vogël kyçi vetën dhe mbeti brenda.

Megjithatë, kjo nuk e bëri vogëlushin fare të qante, përkundrazi ai qeshte dhe ishte tejet i ngazëllyer edhe kur pa fytyrat e ekipit të zjarrfikësve.

Ata e përshkruan këtë rast si më të mirin që kishin bërë ndonjëherë në jetë, duke dhënë ndihmë një fëmije që u solli humor e shumë dashuri.

Vogëlushi kishte qëndruar për disa minuta brenda në veturë, por sigurisht vetëm duke qeshur.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë