Loading…

Mbyllen disa zona malore në Zvicër shkaku i reshjeve të dendura të borës

  • 06/11/2021 | 12:10

Mbyllen disa zona malore në Zvicër shkaku i reshjeve të dendura të borës

Këto rrugë janë të mbyllura për trafik, sipas Zyrës Federale të Rrugëve

Nëse do të shkoni në male në të ardhmen e afërt, planifikoni si t’i shmangni rrugët me lartësi të madhe, transmeton albinfo.ch.

Ndër kalimet e përdorura shpesh, këto tani janë të mbyllura për trafik, sipas Zyrës Federale të Rrugëve:

Kalimi Gotthard, midis Urit dhe Ticino

San Bernardino, midis Graubünden dhe Ticino

Nufefen, Valais – Ticino

Splügen, midis Gaubünden dhe Italisë

Grimsel, që lidh Valais me kantonin e Bernës

Furka, midis Valais dhe Urit

Susten, midis Urit dhe Bernës

Kalimet e tjera, duke përfshirë Simplon (Valais – Itali) dhe Bernina (Graubünden), mbeten të hapura, por ato janë të mbuluara me borë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë