Mbrëmë në Prizren është arrestuar një person, gjatë kontrollit në dy lokacione të ndryshme të lojrave të fatit, në të cilët janë ushtruar veprimtari në mënyrë të kundërligjshme.
I arrestuari ka refuzuar urdhërat e personave zyrtarë, të cilët kërkuan hapjen e një dere të fshehur të një dhome. Gjatë kontrollit të asaj dhome, policia ka gjetur dhe konfiskuar katër aparate të lojërave të fatit të pa licensuara.
Personi i arrestuar nga policia me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Njësiti policor NJRHKEK ka zbatuar planin operativ,, Lloto’’ në bazë të urdhëresë se Gjykatës Themelore e në bashkëpunim me doganat e Kosovës , inspektoret Komunal dhe Inspektoret e ATK-se , kanë bërë bastisjen në dy lokacione te ndryshme te lojërave te fatit ne te cilët janë ushtruar veprimtari në mënyre të kundërligjshme”, thuhet në raportin 24 orësh nga Policia e Kosovës.
Gjatë kontrollit njësiti policor ka mbyllur këto dy lokacione dhe gjatë bastisjes ka konfiskuar kompjuterë dhe dëshmi të tjera lidhur me ushtrimin e këtyre veprimtarive.
“Të dy lokacionet janë mbyllur ndërsa janë konfiskuar kompjuterë dhe dëshmi të tjera lidhur me ushtrimin e këtyre veprimtarive”, thuhet në raport.