Loading…

Mbyllen kualifikimet për Kosovën: ‘Dardanët’ pësojnë humbje nga Gjermania

  • 16/06/2019 | 20:06

Mbyllen kualifikimet për Kosovën: ‘Dardanët’ pësojnë humbje nga Gjermania

Përfaqësuesja e Kosovës në henboll ka pësuar humbje nga Gjermania në ndeshjen e vlefshme për kualifikime në “Euro 2020”, shkruan Gazeta Metro.


Në ndeshjen e zhvilluar në Nurnberg, Kosova pësoi humbje nga Gjermana me një diferencë prej 11 golash, me rezultatin përfundimtar 28-17.

Gjermanët e mbyllën pjesën e parë me një rezultat të thellë 16-5, e që në pjesën e dytë “Dardanët” nuk kishin forcë që të rikthehen në lojë.

Kosova në pjesën e dytë u tregua më e mirë në krahasim me pjesën e parë, duke shënuar më shumë gola, por megjithatë nuk arriti që të bëj diçka më shumë.

Kjo ishte edhe ndeshja e fundit e Kosovës në kualifikime për EURO 2020./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë