Loading…

Mbyllen pjesët e para në ndeshjet: Feronikeli – Drenica dhe Trepça ’89 – Llapi

  • 26/09/2020 | 16:51

Mbyllen pjesët e para në ndeshjet: Feronikeli – Drenica dhe Trepça ’89 – Llapi

Para pak çastesh kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e radhës që po zhvillohen sot në kuadër të javës së tretë në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Metro.


Në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas është duke u zhvilluar derbi i Drenicës, mes Feronikelit dhe Drenicës, me skuadrën nga Skënderaj që hyri në pushim me epërsi minimale, 0-1.

Golin e vetëm dhe të epërsisë për skuadrën e drejtuar nga Fadil Rama e shënoi Almedin Murati në minutën e 26’të.

Me rezultatin e njëjtë është mbyllur edhe pjesa e parë në ndeshjen mes Trepçës ’89 dhe Llapit, por këtu në favor të skuadrës vendase nga Mitrovica.

45 minutat e parë të ndeshjes që po zhvillohet në ‘Riza Lushta’ u mbyllen me rezultatin 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Arb Manaj në minutën e 38’të. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë