Loading…

Mbyllet afati i aplikimit për banesat që dhuron Prishtina

  • 13/12/2016 | 16:13

Mbyllet afati i aplikimit për banesat që dhuron Prishtina

Të martën(sot), ka qenë edhe dita e fundit e aplikimit për të gjithë ata që mendojnë se plotësojnë kushtet për të qenë përfitues të banesave që do dhurohen nga Komuna e Prishtinës. Këtë e bëri të ditur për Gazetën Metro, Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Arben Vitia.


Ai ka thënë se nga 100 banesat, 50 do të dhurohen për raste sociale dhe 50 tjera për kategoritë e luftës.

Vitia gjithashtu tregoi për Gazetën Metro se faza e aplikimit ka filluar me 2 nëntor dhe mbyllet me 13 dhjetor, (sot) e martë në ora 15:00.

“Fillimisht kemi filluar me fazën e parë që janë banesat për rastet sociale, faza e aplikimit ka fillu me 2 nëntor 2016 dhe fillimisht , ka qenë deri me 12 dhjetorë 2016, po përshkak se 28 nëntori nuk ka qenë në kalendarin e festave zyrtare te na po u bë festë, e kemi shty edhe për një ditë tjetër edhe ka përfundu, realisht përfundon sot në orën 15:00”, ka thënë Vitia.

Sipas Vitias, kriterët e përfituesve janë të përcaktuara me ligj dhe kryesisht lidhen me gjendjen dhe statusin social të familjes.

“Tash kriterët janë të përcaktume qartë me ligj, na e kemi marrë vetëm e kemi konsultue ligjin. Kriteri fillestar ka qenë se duhet me qenë banor i Prishtinës edhe kriteret e tjera kryesisht lidhen me gjendjen edhe statusin social të familjes. Të ardhurat, sa më minimale i ka aq ma shumë merrë pikë sepse kjo shkon përmes sistemit të pikzimit, sa ma shumë antarë të familjes ka merrë aq më shumë pikë nëse është nënë vetëushqyese merrë më shumë pik, nëse ka anëtar të familjes të sëmurë ka më shumë pikë”, shtoi Vitia.

Ai gjithashtu ka treguar se deri në orën 10 të mëngjesit kanë qenë 310 aplikantë, që me numrin e kërkesave për strehim që është 1000, është i vogël.

Banesat do fillojnë të dhurohen pas vlerësimit nga Komisioni, dhe Vitia ka thënë se familjet për të cilat ka dyshime për parregullsi do të vizitohen.

“Do të mundohemi që mos me pas parregullsi në mënyrë që për me rrit transparencën e procesit i kemi dërgu ftesë mbi 150 subjekteve të ndryshme OJQ-ve organizatve institucioneve që të jenë pjesë e vëzhgimit” ka thënë drejtori Vitia./gazetametro.net/

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë