Loading…

Mbyllet derbi i Anamoravës: Drita dhe Gjilani ndahen në paqe

  • 18/10/2020 | 15:31

Mbyllet derbi i Anamoravës: Drita dhe Gjilani ndahen në paqe

Derbi i Anamoravës në mes të Dritës dhe Gjilanit ka përfunduar pa gola në kuadër të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës.


Takimi filloi mjaftë mirë për kampionin në fuqi, që rrezikoi me anë të Kastriot Rexhës në minutën e 14-të, mirëpo goditja e tij u bllokua nga Ylber Kastrati.

Drita vazhdoi iniciativën edhe në minutat në vazhdim të pjesës së parë, duke krijuar shanse të mira nëpërmjet Hamdi Namanit e Shababnit, por portieri Enea Koliqi ishte i sigurt.

Gjilani krijoi një shans të mirë me anë të Jackson Ferrerias në minutën e 44-të, por që goditja e tij përfundoi mbi portë.

Në pjesën e dytë, Gjilani e lëshoi një rast ideal, shkaku që Darko Nikaç ishte përballë me Faton Malokun, mirëpo që nuk arriti të gjuante në drejtim të portës, përcjellë Telegrafi.

Dy skuadrat tentuan deri në fund të merrnin tri pikë të plota, por e kishin të pamundur.

Drita aktualisht është në vendin e dytë me dhjetë pikë, ndërsa Gjilani në të tretin me një më pak.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë