Loading…

Mbyllet derbi ndërmjet Yllit dhe Bashkimit

  • 03/11/2021 | 22:09

Mbyllet derbi ndërmjet Yllit dhe Bashkimit

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në udhëtim me rezultat 71:76 (22:16, 10:22, 15:14, 24:24), në kuadër të javës së nëntë në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke pasur epërsi deri në tetë pikë në çerekun e parë 18:10 dhe 22:14, derisa kjo pjesë përfundoi me shifrat 22:16. Prizrenasit kishin epërsi deri në dhjetë pikë, 31:21, por therandasit kundërpërgjigjen shpejt, duke shkrirë epërsinë dhe barazuar shifrat në 31:31, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 32:38.

Periudha e tretë ishte tërësisht e barabartë, ndërsa epërsia më e lartë ishte 42:50, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 47:52. Lojë interesante u zhvillua në 10 minutat e fundit, ku një minutë nga fundi rezultati ishte 65:67, por në çastet vendimtare kampionët e Kosovës ishin më të vëmendshëm dhe triumfuan me shifrat 71:76.

Te Bashkimi u dallua Immanuel King me 18 pikë e 12 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Gëzim Morina me 22 pikë e tri kërcime dhe Brandon Radolph me 15 pikë e dhjetë kërcime.

Bashkimi ka pesë fitore dhe katër humbje, kurse Ylli gjashtë fitore dhe katër humbje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë