Loading…

Mbyllet përkohësisht Ambasada e Kosovës në Francë 

  • 06/04/2021 | 18:19

Mbyllet përkohësisht Ambasada e Kosovës në Francë 

Ambasada e Kosovës në Francë ka njoftuar se do të mbyllet për publikun nga data 7 prill deri në njoftimin e rradhës nga qeveria franceze, për shkak të situatës më COVID-19, shkruan Gazeta Metro.


Ky vendim ka ardhur pas vendosjes së masave kufizuese ndaj Covid-19 nga shteti francez.

Njoftimi i plotë:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris ju informon se për shkak të masave të reja të vendosura nga qeveria franceze për ta parandaluar përhapjen e COVID-19, Ambasada do të jetë e mbyllur përkohësisht për publikun nga nesër 7 prill deri në marrjen e një vendimi të ri nga autoritetet vendore.

Ambasada do të vazhdoj të ofroj shërbime të cilat mund të kryhen nga distanca si dhe të përgjigjet në telefonatat tuaja.

Për rastet e natyrës urgjente, ju lutem të na kontaktoni në numrin emergjent të Ambasadës: +33 (0)6 72 88 10 22./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë