Loading…

Mbyllet pjesa e parë: Nuk ka gola në takimin Brazil – Serbia

  • 24/11/2022 | 20:53

Mbyllet pjesa e parë: Nuk ka gola në takimin Brazil – Serbia

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Brazil – Serbia.


Pjesa e parë në ndeshjen të vlefshme për fazën e grupeve në Kupën e Botës ndërmjet Brazilit dhe Serbisë është mbyllur pa gola.

45 minutat e parë ishin më të mira për brazilianët, pasi u mundua të shënojnë.

Por, serbët ishin mjaft të komponuar, dhe nuk lejuan hapësira për yjet e kombëtares së Tite.

Në raste të mirë shënimi ishte anësori i Real Madridit, Vinicius Jr, por nuk u tregua i saktë dy herë.

Raphinha i Barcelonës gjithashtu mund t`ia dhuronte epërsinë ‘Seleçao’, por gjuajti plogësht në drejtim të portës së kundërshtarit.

Në anën tjetër serbët nuk ishin aspak të rrezikshëm me raste, kështu Alisson ishte gjatë gjithë pjesës së parë i papunë.

Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë se si do jetë epilogu final i ndeshjes./

 

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë