Loading…

Mbyllet pjesa e parë Spanjë-Greqi, ky është rezultati

  • 11/11/2021 | 21:55

Mbyllet pjesa e parë Spanjë-Greqi, ky është rezultati

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Kombëtares së Greqisë dhe asaj të Spanjës, ku pas 45’ minutave lojë mysafirët gjenden në epërsi prej një goli.


Spanja është në avantazh prej 1:0 si mysafire e Greqisë, përmes golit të shënuar nga sulmuesi Pablo Sarabia, përcjell KosovaPress.

Pas një penalltie të akorduar nga gjyqtari, Sarabia konkretizon me gol nga pika e bardhë në minutën e 26’ të ndeshjes, duke e dërguar Spanjën në avantazh prej 1:0 ndaj grekëve.

Krahas ndeshjes Greqi-Spanjë, janë duke u zhvilluar edhe pesë ndeshje të tjera, ku Gjermania gjendet në epërsi prej 4:0 ndaj Lihtenshtajnit dhe Kroacia është duke e mposhtur me rezultat 5:1 Maltën.

Rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve të fazës kualifikuese për në Katar “2022” i gjeni më poshtë.

Gjermania 4 – 0 Lihtenshtajni

Greqia 0 – 1 Spanja

Irlanda 0 – 0 Portugalia

Malta 1 – 5 Kroacia

Romania 0 – 0 Islanda

Sllovakia 0 – 1 Sllovenia

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë