Loading…

Mbyllet seanca për vrasjen në ‘Albi Mall’

  • 26/04/2017 | 22:03

Mbyllet seanca për vrasjen në ‘Albi Mall’

Publiku nuk është lejuar në seancën për vrasjen e rojës Nazmi Ramadani në “Albi Mall” në marsin e vitit 2015.


 Seanca për vrasjen e vitit 2015 në “Albi Mall” u mbyll për publikun me arsyetimin e gjykatës se në të do të lëshohen video-incizime të momentit të vrasjes së Nazmi Ramadanit.

Këto video-incizime gjykata i cilësoi të ndjeshme për publikun.

Sipas aktakuzës, Shpëtim Cakolli, Liridon Beka, Leutrim Sadiku akuzohen për vjedhje  grabitqare në lokalin “Don Café”, në “Albi Mall”, e cila rezultoi me një përleshje ku mbeti i vrarë Nazmi Ramadani.

I akuzuari i katërt, Anduan Rexhepi, sipas prokurorisë, ishte në rolin e shoferit dhe akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës.

Gjithnjë sipas aktakuzës, në momentin kur grupi kishte arritur në katin e tretë të qendrës tregtare  dhe e kishin zbuluar arkën ku mbahej pazari ditor, roja tani i ndjerë i kishte vërejtur dhe kishte filluar një përleshje me ta.

Në konfrontim e sipër, sipas prokurorisë, njëri nga të akuzuarit kishte shtënë katër herë në të ndjerin.

Në shkurt të këtij viti në këtë proces gjyqësor dëshmoi Arjeta Ramadani, gruaja e të vrarit. Nazmi Ramadani kishte punuar gati 10 vjet si roje në “Albi Mall”.

Në muajin prill të vitit 2015 në Rubrikën “Policia” të emisioni “Drejtësia në Kosovë” u shfaqën pamjet e dërgimit të të dyshuarve për këtë vrasje në gjykatë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë