Loading…

Mbyllja e proceseve gjyqësore vë në dyshim vendimet e gjykatave

  • 01/12/2016 | 12:33

Mbyllja e proceseve gjyqësore vë në dyshim vendimet e gjykatave

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar lidhur me mbylljen e dy proceseve të fundit gjyqësore për media, rasti “Mekaj” dhe “Stenta”.

Për KMDLNJ-në kjo është mungesë totale e transparencës, por, edhe e papranueshme dhe e pakuptueshme kjo mbyllje apo bunkerizim i gjykimeve.

KMLDNJ kujton se mbyllja e gjykimit apo përjashtimi i publikut shprehimisht është e përcaktuar me ligj por, ajo zbatohet shumë rrallë dhe në rrethana specifike dhe vlenë për një rast dhe jo për tërë gjykimin.

“Mbyllja e gjykimeve dhe përjashtimi i opinionit, dëmin më të madh i shkakton pikërisht Këshillit Gjyqësor në përgjithësi dhe trupit gjykues në veçanti i cili vëhet para një presioni dhe kur vendimi i trupit gjykues, nëse merret edhe një vendim i drejtë, gjithmonë do të kontestohet shkaku se është marrë në rrethana të mungesës së transparencës dhe llogaridhënies. Është në interes të publikut që gjykimet të jenë të hapura, është në interes dhe është e drejtë e gazetarëve që atyre t’u krijohen kushte për punë përmes lejimit t’i përcjellin pa u penguar gjykimet në fjalë por është në interes të vet gjykatës që gjykimet të jenë transparente “, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

E nuk përjashtohet rasti që informatat nga këto gjykime do të sigurohen edhe në mënyrë klandestine përmes rrjedhjeve të tyre, prandaj KMDLNj kërkon që të hapen këto gjykime përveç rasteve (pjesëve të gjykimit) kur parashihet me ligj mospjesëmarrje e publikut.

KMDLNj ka theksuar se është standard demokratik të sigurohen kushtet për informim të drejtë dhe objektiv mirëpo ky standard, në rastin konkret po shpërfillet.

“Sigurimi i transparencës e rritë besueshmërinë në trupin gjykues, e rritë besueshmërinë në drejtësi, është satisfakcion për viktimat që kërkojnë drejtësi dhe si i tillë duhet të përkrahet. Çdo veprim në kundërshtim me këtë parim përmes krijimit të precedenteve negative është mohim i demokracisë dhe legjitimim i një tregu informal të informatave që do ta fitojnë besueshmërinë ndonëse mund të jenë të pasakta”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë