Loading…

Mbytet një i ri në liqenin e Ohrit

  • 03/07/2017 | 13:32

Mbytet një i ri në liqenin e Ohrit

Sipas burimeve jozyrtare, paraditen e sotme një i ri nga Tetova ka humbur jetën në Liqenin e Ohrit, paraprakisht në hotelin “Drim” të qytetit të Strugës.


Sipas pushuesve dhe dëshmitarëve okular në që ndodheshin në plazh në ato momente, ekipet e shpëtimit kanë reaguar shumë me vonesë dhe policia është lajmëruar vetëm 20 minuta pasi kishte ndodhur ngjarja, transmeton gazetametro.net.

Sipas ligjeve pozitive çdo plazh duhet të ketë të siguruar ekipe shpëtimi të cilat gjatë sezonit duhet të jenë në gjendje gatishmërie për të shpëtuar pushuesit nëse u rrezikohet jeta.

Por deri më tani, edhe pas shumë rasteve tragjike, asnjë nuk është sanksionuar për humbjen e jetës së pushuesve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë