Loading…
Mbytet një person në Liqenin e Batllavës
  • 25/08/2019 | 17:32

Mbytet një person në Liqenin e Batllavës

Një person ka vdekur pasditen e sotme në liqenin e Batllavës pasi po dyshohet se është fundosur, shkruan Gazeta Metro.

Policia e Kosovës ka treguar se personi i cili po dyshohet se është i moshës 55 vjeçare është fundosur në liqenin e Batllavës.

Lajmin për Metron e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar një informacion se një person dyshohet te jetë fundosur në liqenin e Batllaves. Ekipet policore janë ne vendin e ngjarjes. Për detaje te tjera do te njoftoheni me kohë”, ka thënë Ahmeti përmes telefonit për Metron.

Metro në vijim do të sjellë të gjitha të rejat në lidhje me këtë rast të rëndë që ka ndodhur në Batllavë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë