Loading…

Mbytet një person në lumin në Klinë: Policia jep detaje se si peshkatarët u munduan ta shpëtonin

  • 22/05/2022 | 13:11

Mbytet një person në lumin në Klinë: Policia jep detaje se si peshkatarët u munduan ta shpëtonin

Një trup i pajetë sot është vërenjtur nga disa peshkatarë në komunën e Klinës.


Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku i njëjti ka thënë se peshkatarët kanë provuar ta nxjerrin trupin nga lumi, por pa sukses.

“Sot rreth orës 8:15 disa peshkatarë të cilët kanë qenë duke peshkuar në fshatin Deiq kanë vërejtur një trup të një personi. Ata kanë tentuar ta nxjerrin trupin por pa sukses, dhe dikur u ka humbur duke u zhytur thellë nën ujë”, tha Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia, zjarrëfikësit dhe janë njoftuar edhe njësiti kompetent i FSK-së për shpëtim.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë