Një shqiptar dhe një italian u shpëtuan nga roja bregdetare mbrëmjen e të premtes, në afërsi të ishullit të Sazanit.
Informacionet zyrtare thonë se ata kanë telefonuar rojen bregdetare se të dy shtetasit ndodheshin në një gomone rreth 7 metra, në një distancë 6 milje në veri të ishullit të Sazanit.
Ata kërkuan ndihmë pasi mjeti i tyre kishte marrë ujë dhe i ishin fikur motorët, shkruan Top Channel.
Gjendja shëndetësore e dy shtetasve në përgjithësi është e mirë.