Loading…

MC Kresha dhe Lyrical Son tregojnë një rast kur shoqëria dhe sigurimi në koncert ndërhynë për t’i ‘ndarë’, ngase menduan se po ziheshin

  • 14/05/2022 | 08:12

MC Kresha dhe Lyrical Son tregojnë një rast kur shoqëria dhe sigurimi në koncert ndërhynë për t’i ‘ndarë’, ngase menduan se po ziheshin

Dy reperët e njohur të label-it PINT, MC Kresha dhe Lyrical Son kanë rrëfyer së fundmi një histori shumë interesante në emisionin “Më lër të flas”.


Ata u pyetën nga vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj se nëse ishin zënë ndonjëherë me njëri-tjetrin.

Dy reperët nga Kosova thanë se zënkat e tyre kanë qenë gjithmonë të pakta ngase e konsiderojnë njëri-tjetrin si vëllezër, por që edhe në momentet kur kanë gabuar, kanë ditur të kërkojnë falje.

Ata gjithashtu kujtuan një moment shumë interesant kur gjatë një improvizimi të një zënke në koncert, shoqëria dhe sigurimi kishte ndërhyrë për t’i “ndarë”, me mendimin se po njëmend po ziheshin.

“Kemi qenë në një vend [në Gostivar], edhe kemi pasur një këngë, një këngë ‘Diskotekë Me Uzi” thirret kënga dhe është në albumin e PINT – ‘Për inati t’njoni tjetrit’ edhe dolëm për të kënduar edhe aty është në plan që unë e Kresha bëjmë kinse po zihemi, edhe ata shokët tonë na ndajnë sikur njëmend”, tha Lyrical Son.

Ndërkohë MC Kresha tregoi se edhe DJ-i i tyre e kishte lënë në gjysmë setin, duek shkuar t’i “ndante” ata.

“DJ e lë setin edhe fillon të na ndajë sigurimi mendoi se po ziheshim njëmend”, tha Kresha.

Mes të qeshurash, dy reperët mohuan që të jenë zënë prej vërteti, duke treguar se gjithçka ishte pjesë e një improvizimi, por që nuk u kuptua nga të tjerët përreth.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë