Loading…

MD i ofron ndihmë Francës për lirimin e Haradinajt

  • 10/01/2017 | 12:33

MD i ofron ndihmë Francës për lirimin e Haradinajt

Kuvendi i Kosovës ka nisur sot një seancë të jashtëzakonshme mbi ndalimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, në Francë mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar të Serbisë, me të cilin akuzohet për krime lufte në Kosovë.

Ministra e Drejtësisë në Kosovë në Kosovë, Dhurata Hoxha gjatë fjalimit të saj në Kuvend, ka thënë se arrestimi i Haradinajt ka prapavijë politike.

“Ministria e drejtësisë ka ofruar prova në mbështetje të Ramush Haradinajt dhe se arrestimi i tij është pa bazë juridike por dhe totalisht arrestim politik”, ka thënë ajo.

Hoxha ka bërë të ditur se deri më tani i ka dërguar du letra si notë protestë ne Ministrinë e Drejtësisë në Francë për lirimin e Haradinajt.

“Pas marrjes së informacionit nga policia e Kosovës rreth arrestimit të Haradinajnt, Ministria e Drejtësisë ka kontaktuar të gjitha institucionet për ta parë gjendjen faktike rreth arrestimit të Haradinajt. Ministria e Drejtësisë i ka dërguar notë proteste Ministrisë së Drejtësisë në Francë. Kam filluar konsultimet me Ministrinë e Punëve të Jashtme për përkaditjen e shkresës së dytë dërguar Ministrisë së Francës e cila u dërgua më 6 janar në Francë. Ne kërkuam lirimin e tij të pakushtëzuar.

Sipas saj MD është e gatshme të jua ndihmë për autoritet francezë nëse është e nevojshme.

“MD ka ndërmarr të gjitha proceset e nevojshme për lirimin sa më të shpejt të Haradinaj”, tha ajo”./Gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë