Loading…

Më 11 qershor mund të votojnë edhe 1172 të burgosur

  • 08/06/2017 | 16:27

Më 11 qershor mund të votojnë edhe 1172 të burgosur

Në qendrat Korrektuese, qendrat e paraburgimit dhe në burgun e Sigurisë së Lartë do të organizohet procesi i votimit për të burgosurit në ditën e zgjedhjeve, 11 qershor.


Kështu është bërë e ditur në bazë të një raporti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas këtij raporti, ekipet mobile do të organizohen për të kryer këto procese votimi nëpër këto qendra.

Ndërsa, zyrtari për komunikim me publikun nga Shërbimi Korrektues i Kosovës – Ministria e Drejtësisë, Jeton Kabashi, në një prononcim për telegrafin ka thënë se numri i të burgosurve me të drejtë vote është 1172.

Kabashi tha se në të gjitha Institucionet korrektuese dhe te paraburgimit të burgosurit kanë të drejtën e tyre për të votuar apo mos të votuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë