Loading…

Më 14 qershor ankandi i radhës i Letrave me Vlerë, maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro

  • 07/06/2021 | 08:13

Më 14 qershor ankandi i radhës i Letrave me Vlerë, maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve më 14 qershor do të mbajë ankandin e nëntë të Letrave me Vlerë për vitin 2021, shkruan Gazeta Metro.


Në këtë ankand do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milion euro.

Ky është njoftimi i plotë:

Më 14 qershor 2021 do të mbahet ankandi i nëntë i Letrave me Vlerë për vitin 2021

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 qershor 2021 do të mbahet ankandi i nëntë i Letrave me Vlerë për vitin 2021. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milion euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të  kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. /gazetametro.net 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë