Me 14 shkurt 2017, në Prishtinë organizohet marsh si protestë kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave.
Ky marsh fillon ditën e martë në ora 11:00-13:00, dhe kryeqytetit do të jehojë nga muzika, performancat dhe marshi i bashkuar nga gratë dhe burrat që e dënojnë shfrytëzimin e grave.
Arpolis Kosova përmes facebook-ut ka lëshuar një thirrje për t’iu bashkuar këtij marshi i cili zhvillohet në gjithë botën:
“Çdo shkurt ne ngritemi në qindra vende të botës, për t’i treguar komuniteteve tona lokale dhe botës se si duken NJË MILIARD GRA DHE VAJZA, si dhe për të hedhur dritë mbi mosndëshkimet dhe padrejtësitë me të cilat të mbijetuarat çdo ditë përballen. Ne ngritemi përmes vallëzimit për të shprehur gëzimin dhe komunitetin dhe për të festuar faktin se ne nuk jemi të mposhtura nga kjo dhunë. Ne ngritemi që të tregojmë se jemi të vendosura për të krijuar një lloj të ri të vetëdijes – atë ku dhuna do të rezistohet deri sa të jetë e paparamendueshme.”
Nikoqir i këtij organizimi është Qendra për art dhe komunitet Artpolis- Art and Community, në bashkëpunim me disa organizata. /gazetametro.net