Loading…

Me 16 shkurt mbahet ankandi i dytë i letrave me vlerë, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën 20 milionë euro

  • 09/02/2024 | 10:51

Me 16 shkurt mbahet ankandi i dytë i letrave me vlerë, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën 20 milionë euro

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftua se me datën 16 shkurt do të të mbahet ankandi i dytë i letrave me vlerë për vitin 2024, shkruan Gazeta Metro.


Sipas njoftimit në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Theksojmë se me 2 shkurt 2024, është mbajtur ankandi i parë për vitin 2024. Në këtë ankand, ishin emetuar Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Ky është njoftimi i plotë i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve:

“Më 16 shkurt do të mbahet ankandi i dytë i letrave me vlerë për vitin 2024

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 16 shkurt 2024 do të mbahet ankandi i dytë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje më të hollësishme rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”.

Ankandi i parë i letrave me vlerë për këtë vit mbahet më 2 shkurt

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë