Loading…

Me 23 shtator nis ‘Festari’: Festivali i Kulturës dhe Verës në Suharekë

  • 17/09/2019 | 14:15

Me 23 shtator nis ‘Festari’: Festivali i Kulturës dhe Verës në Suharekë

Nga data 23 shtator në Suharekë fillon festivali i kulturës dhe verës, i njohur me emrin ‘Festari’, shkruan Gazeta Metro.


Festivali organizohet për çdo vit dhe këtë vit mbahet edicioni i 18, që është festë e të rinjve dhe vjeljes së rrushit.

Ky festival është festë e rinisë ngase bartës të projektit janë të rinjtë e kësaj komune, ndërsa ‘Festari’ cilësohet edhe si festë e artë sepse gjatë kësaj feste krijohen vlera të reja shpirtërore, humane, artistike e sportive.

Këtë vit ‘Festar’ vjen me një program shumë dimensional dhe gjithëpërfshirës. Ky festival tashmë është tradicional dhe realizohet në javën e fundit të muajit shtator.

Rrushi dhe përpunimi i verës është karakteristikë mijëvjeçare e trevës së Suharekës, andaj edhe ‘Festari’ përkon me gëzimin e vjeljes së rrushit dhe përpunimin e verës.

‘Fetari’ nis më 23 shtatori dhe përfundon më 29 shtator 2019.

Më poshtë keni agjendën e këtij festivali. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë