Më 24 prill do të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive asaj të Tiranës dhe Prishtinës.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij nga Kosova, Enver Hoxhaj.
Kryediplomati kosovar i cili po qëndron  për vizitë në Shqipëri para se të takohej me homolgun e tij, Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit, Ilir Meta.
Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi mes dy vendeve dhe zhvillimet e fundit në rajon.