Ministri i Diasporës , Valon Murati, në profilin e tij në Facebook, ka përkujtuar 5 marsin e vitit 1998, kur filloi sulmi i forcave pushtuese të Serbisë kundër Jasharëve në Prekaz.
“Më 5 mars 1998 në Prekaz u vendosën themelet e lirisë së Kosovës. Në këtë ditë filloi kryengritja e armatosur e popullit shqiptar të udhëhequr nga UÇK-ja, kryengritje që rezultoi me lirinë Kosovës dhe pavarësinë e saj. Të gjithë ne jo vetëm që kemi obligim të përulemi para sakrificës së pashembullt të familjes Jashari për liri dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, por edhe të punojmë që Kosovën ta bëjmë një vend siç e kanë menduar dhe ëndërruar ata”, ka shkruan Murati.