Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, këtë të diele ka zgjedhur që ditën ta nis duke u marrë me politikë të nivelit nacional.
Ai ka shkruar në rrjetin social Twitter, ku ka komentuar zhvillimet e fundit në Mitrovicë, ku po ndërtohet një mur i cili do të jetë pengesë e lëvizjes në mes të pjesës jugore dhe asaj veriore të qytetit, transmeton gazetametro.net.
Ai ka komentuar deklaratat e BE’së, se murit do t’i shtohen shkallët, që njerëzit të mund të lëvizin.
“Shkallë e pa shkallë, muri është mur. Edhe me ly bukur, muri mbetet mur. Simbol i ndarjes e jo i ribashkimit”, ka thënë Ahmeti në komentin e tij në Twitter. /gazetametro.net