Klubi i futbollit “Ballkani”, pas çdo fitore po feston në odë ku ekipi dhe shtabi teknik po mblidhen, dhe po festojnë me këngë patriotike, shkruan Gazeta Metro.
Krye-ndeshja e javës së dytë në Superligën e Kosovës ka qenë Ballkani-Feronikeli, ku ndeshja i ka takuar skuadrës nga Suhareka.
Skuadra e Ismet Munishit u përball dje me Feronikelin, skuadrën e Afrim Tovërlanit.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, portokallinjët fituan 3 me 2, me tri gola të Mirlind Dakut.
Ndërkaq si pas fitores ndaj Besës javën e kaluar, edhe dje pas fitores ndaj Feronikelit, Ballkani ka festuar në një odë burrash.
Trajneri Ismet Munishi së bashku me presidentin e klubit, Arsim Kabashi dhe disa pjesëtarë të tjerë të klubit, kanë festuar me këngë rapsodike në një odë diku në Suharekë.
Pamjet i ka publikuar vet Munishi në Facebook, ku shihet edhe atmosfera tejet festive pas ndeshjes me “Niklin”. /gazetametro.net
https://www.facebook.com/ismet.munishi1/videos/3656489917697326/
https://www.facebook.com/ismet.munishi1/videos/3656325974380387/