Loading…

Me djalin e mitur në krahë,momentet e fundit të 34 vjeçares që u hodh nga kati i pestë i pallatit

  • 27/11/2021 | 17:23

Me djalin e mitur në krahë,momentet e fundit të 34 vjeçares që u hodh nga kati i pestë i pallatit

Gazetari Enrik Mehmeti siguron ekskluzivisht për ‘News24’, foto të 34–vjeçares, Pamela Mërtiri e cila një ditë më parë u hodh nga kati i pestë i një pallati në Vlorë, bashkë më djalin e saj të mitur vetëm 1 vjeç, duke gjetur vdekje.


Siç duket në fotot e sigurara nga Enrik Mehmeti, 34-vjeçarja shihet teksa ngjitet në shkallët e pallatit nga ku u hodh, së bashku me djalin në krahë.

34–vjeçarja Pamela Mërtiri jetonte në Tiranë, ndërsa mësohet se mesditën e djeshme udhëtoi drejt Vlorës, ku edhe ndërmori aktin e rëndë, duke i dhënë fund jetës së saj dhe vogëlushit, që solli vetë në jetë një vit më parë.

34 vjeçarja, Pamela Mertiri me profesion farmaciste, vajza e një mjeku të njohur në qytetin e Vlorës u vetëflijua vetëm 400 metra larg banesës së prindërve të saj, të cilët kohët e fundit jetonin edhe në kryeqytet.

Nuk dihet ende nëse 34 vjecarja ishte takuar më parë me prindërit e saj, apo shkoi në pallatin pranë me qëllimin e qartë për t’u vetëvrarë. Ishin banorët e zonës të cilët të tronditur kanë parë ngjarjen dhe janë perpjekur t’i japin ndihmën e parë të resë dhe foshnjes, por nuk mundën t’i shpetonin ata nga fati tragjik.

34 vjecarja ishte ne proces divorci, megjithatë policia nuk ka konkluduar ende nëse ishte kjo arsyeja që rëndoi gjendjen psikologjike të Pamelës, aq sa të arrijë në vendimin ekstrem.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë