Loading…

Me duar në xhepa nga ‘sokaqet’, synojnë vetëm pragun: PSD i ‘turret’ Osmanit për kthimin në LDK

  • 12/05/2026 | 12:20

Me duar në xhepa nga ‘sokaqet’, synojnë vetëm pragun: PSD i ‘turret’ Osmanit për kthimin në LDK

Partia Socialdemokrate (PSD) zhvilloi një aksion simbolik duke reaguar ndaj rikthimit të ish-presidentes, Vjosa Osmani, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, deklaroi se ky veprim lidhet më shumë me kalkulime politike sesa me një kthim real në subjektin e mëparshëm. Sipas tij, synimi është sigurimi i një pozite më të favorshme në skenën institucionale.

“Po garojnë për pak më shumë deputetë, me pas pak ma shumë hise në qeverinë e ardhshme. Kthimi që u trumbetua me të madhe i Vjosa Osmanit në LDK, i ka dy probleme të mëdha. Është një mashtrim i madh publik, Osmani nuk është kthyer fare në LDK, ajo po e përdor LDK si trampolinë për potencialisht naj pozitë të ardhshme në institucionet e Kosovës’’, deklaroi Molliqaj.

Para mediave ai shtoi se PSD po garon për betejë, madje tha se partia e tij po garon për ta kaluar pragun.

“Po garojmë për betejë, për kauza në Kuvend. Duhet edhe të jemi të sinqertë me popullin. Ne jemi aktivistë, por s’jemi arrogant e as naiv si të tjerët. Ne po garojmë për ta kaluar pragun, qytetari mundet me na votu edhe ma shumë”, tha ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë