Loading…

Me dy lloje mielli dhe susam: Biskota të kripura shtëpie – të përgatitura në 20 minuta

  • 05/11/2021 | 08:16

Me dy lloje mielli dhe susam: Biskota të kripura shtëpie – të përgatitura në 20 minuta

Ndërsa janë të ngrohta, janë edhe të buta, si disa ëmbëlsira, por me kalimin e kohës bëhen gjithnjë e më krokante si biskota.

Përbërësit:

– 170 g miell spelte;
– 100 g miell thekre;
– 1 vezë;
– 80 ml vaj;
– 150 ml jogurt (ose kefir);
– 1 lugë e vogël kripë;
– 1 lugë e vogël pluhur për ëmbëlsira;
– susam.

Përgatitja:

Ndizni menjëherë furrën që të ngrohet në 200 C.

Në një enë bashkoni miellin spelt dhe miellin e thekrës, më pas shtoni pluhurin për ëmbëlsira dhe kripën dhe përzieni.

Shtoni vezën, vajin dhe jogurtin dhe përziejini mirë të gjithë përbërësit. Do të përftoni një përzierje ngjitëse.

Formoni me duar 12 topa të vegjël, i rrafshoni dhe pjesës së sipërme hidhni fara susami.

Vendoseni brumin në një tepsi për pjekje në furrë në të cilën keni vendosur letër për pjekje ose të cilën e keni lyer më parë me vaj.

Piqeni në furrë të ngrohur në 200 C për afro 20 minuta, ose derisa pjesa e poshtme të skuqet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë