Loading…

Më e lirë shkolla se toka

  • 14/01/2017 | 13:19

Më e lirë shkolla se toka

Për ndërtimin e objektit të ri të shkollës, komuna ka kryer procedurat për shpronësimin e rreth 12 arësh tokë private, për të cilat do të paguajë nga buxheti i saj mbi 150 mijë euro më shumë sesa është shuma e planifikuar për ndërtimin e shkollës, e cila do të ndërtohet me mjete të arkës komunale dhe pas 50 vitesh “Odhise Paskali” do të bëhet me objektin e ri të shumëpritur nga stafi shkollor dhe nxënësit.

Ka më tepër se pesë vite qëkur në Shkollën e Mesme të Arteve Aplikative “Odhise Paskali” në Pejë kanë nisur zëshëm të kërkojnë një objekt të ri për këtë shkollë të hapur në vitin 1969, pasi objekti ekzistues është po kaq vite larg kushteve moderne të mësimit në një shkollë të këtillë profesionale. Vitet e fundit shkolla me disa intervenime është rinovuar sadopak, përfshirë edhe tualetet. Së fundmi, para tre muajve, me një financim të KFOR-it turk është rinovuar kulmi dhe dhomat e mësimit, kabinetet dhe atelietë e vjetërsuara në katin e tretë.

Por me shtresa ngjyre mbi fasadën e jashtme dhe muret e brendshme nuk mbulohej “pleqëria” e objekteve të kësaj shkolle, e cila si shkollë e vetme e arteve aplikative në Kosovë, që nga hapja ka qenë adresë jo vetëm e nxënësve nga Peja, por edhe nga shumë komuna tjera nga vendi dhe nga Mali i Zi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë