Loading…

Me fashë në këmbë: Publikohet fotografia e Vali Corleones pas plagosjes

  • 13/08/2022 | 11:36

Me fashë në këmbë: Publikohet fotografia e Vali Corleones pas plagosjes

Personazhi i njohur kosovar, Vali Corleone të enjten është plagosur me armë zjarri.


Kështu njoftoi Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media e pastaj lajmin e konfirmoi edhe vet Vali.

E dyshuar për plagosjen është e dashura e tij, Anita Syla.

Policia në raport ka thënë se i njëjti është plagosur në orën 04:00 të mëngjesit.

Sipas mjekëve, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

E dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Rr. Azem Azemi, Gjilan 11.08.2022 – 04:00. Raportohet se një mashkull kosovar është plagosur me armë zjarri, atij i është ofruar trajtimi mjekësor dhe sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Personi i dyshuar, femër kosovare, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Ndërsa Lajmi.net ka siguruar pamje të Valentino Corleone pas lirimit të tij nga spitali.

Në këtë fotografi ai shihet pranë një personi dhe me një fashë në këmbë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë