Loading…

Me ftesë nga UEFA: Ademi merr pjesë në finalen e Superkupës së Europës

  • 13/08/2019 | 14:25

Me ftesë nga UEFA: Ademi merr pjesë në finalen e Superkupës së Europës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me ftesë të UEFA’s, ka udhëtuar sot në Stamboll, ku do të marrë pjesë në takimin e UEFA-s, si dhe do të jetë mysafir në ndeshjen e Superkupës së Europës, transmeton Gazeta Metro.


Nesër(e mërkure) zhvillohet finalja e Superkupës së Europës mes Liverpoolit(si fitues i Ligës së Kampionëve) dhe Chelseas(si fitues i Ligës së Europës).

FFK ka njoftuar gjithashtu se gjatë qëndrimit treditor në Stamboll, përveç takimit të rregullt të UEFA-s, Presidenti Ademi do të zhvillojë edhe takime tjera me krerët e Federatës së Futbollit të Turqisë, si dhe me homologët e federatave tjera.

Ndryshe, ndeshja Liverpool – Chelsea zhvillohet prej orës 21:00 në ‘Vodafone Park’./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 13/12/2019 | 16:15
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë