Loading…

Me golin kundër Andorrës, UEFA ia uron ditëlindjen Edon Zhegrovës

  • 31/03/2023 | 15:13

Me golin kundër Andorrës, UEFA ia uron ditëlindjen Edon Zhegrovës

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, sot feston ditëlindjen e tij të 24’të, transmeton Gazeta Metro.


Me rastin e ditëlindjes së tij faqja zyrtare e ‘UEFA EURO 2024’ në gjuhën gjermane i ka uruar ditëlindjen futbollistit të Lille.

”Urime ditëlindjen, Edon Zhegrova,” shkruan në postimin e tyre në Twitter, ku ia kanë bashkangjitur edhe golin që ai e realizoi kundër Andorrës para pak ditësh në ‘Fadil Vokrri’.

Zhegrova edhe pse me raste gjatë këtij sezoni nuk ka gjetur hapësira të mjaftueshme te Lille përsëri ka treguar paraqitje të shkëlqyeshme.

Ai në 19 ndeshje të luajtura në ligë dhe kupë ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar pesë asistime. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë