Loading…

‘Me Hotin dhe deputetët e LDK’së e shpëtojmë Kosovën’

  • 02/06/2017 | 19:24

‘Me Hotin dhe deputetët e LDK’së e shpëtojmë Kosovën’

Në ditën e tretë të fushatës zgjedhore, koalicioni LDK-AKR-Alternativa të premten hapën fushatën zgjedhore në Prizren dhe shpalosën programin qeverisës para simpatizantëve të tyre.


Kandidati për kryeministër i këtij koalicioni, Avdullah Hoti tha se 11 qershori do të jetë një referendum për të ardhmen e Kosovës dhe beson shumë se qytetarët do të jenë të bashkuar për këtë ndryshim të madh, pasi koalicioni LDK-AKR-Alternativa është e vetmja alternativë për të ardhmen e Kosovës dhe që mund të qeverisë me duar të pastra.

“Është e vetmja alternativë për të ardhmen e Kosovës. Jemi të vetmit ne që mund të qeverisim me duar të pastra dhe të vetmit që mund të promovojmë zhvillim ekonomik në sektorin privat të shëndoshë, sepse brenda kësaj liste janë njerëzit më të mirë të shkencës dhe biznesit, andaj kërkoj mbështetjen më të madhe që kem pasur ndonjë herë për të çuar përpara këtë program”, tha Hoti.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se fitorja është në duart e këtij koalicioni dhe fitorja është në duart e Prizrenit. Me fitoren e zgjedhjeve të 11 qershorit të këtij koalicioni, Mustafa siguroi prizrenasit se do të shpëtohet Kosova.

“Unë pres që ne do ta bëjmë punën tonë, pres që do të punojmë cep në cep të Prizrenit, fshat e qytet dhe në çdo lagje, me çdo qytetar dhe t’i bindim se ky është koalicioni, ky është programi, ky është kryeministri jonë Avdullah Hoti dhe këta janë deputetët dhe lista më e mirë e deputetëve që janë ofruar për këto zgjedhje dhe këtyre duhet t’iu jepet vota. Në këtë formë ne do ta shpëtojmë Kosovën, ju siguroj se ky do të jetë shpëtimi i Kosovës, do të jetë ardhmëria e Kosovës”, tha Mustafa.

Edhe Mimoza Kusari Lila nga Alternativa, ka siguruar qytetarët e Prizrenit se programi i këtij koalicioni do të implementohet në tërësi për zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik, derisa kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi tha se është shkatërruar ky vend dhe është katandisur deri në këtë gjendje. Sipas tij, i ka munguar shpirti dhe urtësia e popullit në qeverisje, andaj nevojiten ndryshime.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë