Loading…

Më i shtrenjti i Shqipërisë: Hysaj në top 20 mbrojtësit më të shtrenjtë në botë

  • 21/08/2019 | 21:30

Më i shtrenjti i Shqipërisë: Hysaj në top 20 mbrojtësit më të shtrenjtë në botë

Mbrojtësi i djathtë, Elseid Hysaj, vlerësohet të jetë futbollisti më i shtrenjtë te Kombëtarja e Shqipërisë, edhe pse vlera e tij pësoi rënie nga viti i kaluar, shkruan Gazeta Metro.


Elseid Hysaj vlerësohej me 25 milionë euro vitin e kaluar, teksa në qershorin e këtij viti vlera e tij pësoi rënie për 2 milionë euro, nga 25 në 23 milionë euro.

Megjithatë, 25 vjeçari vazhdon të jetë futbollisti më i shtrenjtë i Kombëtares shqiptare, duke lënë prapa Thomas Strakoshën, vlera e të cilit është 20 milionë euro.

Por, a e keni menduar ndonjëherë se në cilën pozitë renditet ai nga të gjithë mbrojtësit e krahut të djathtë në mbarë botën? Sipas faqes së specializuar për vlerën e futbollistëve në tregun e transferimeve ‘Transfermarkt’, Elseid Hysaj renditet i 19’i. Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, vlerësohet si mbrojtësi i djathtë më i shtrenjtë me një vlerë prej 80 milionë eurove në tregun e transferimeve.

Kujtojmë se te skuadra e tij, Napoli, Hysaj renditet si futbollisti i 10’të më i shtrenjtë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë