Loading…

‘Më kërkoi të bind opozitën’ – Osmani: Kurti punonte pas shpinës time me kandidatët tjerë

  • 09/03/2026 | 22:34

‘Më kërkoi të bind opozitën’ – Osmani: Kurti punonte pas shpinës time me kandidatët tjerë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pretendoi se Kryeministri Albin Kurti i kishte kërkuar të përpiqej të bindte opozitën që të qëndronte në sallë, përcjell Gazeta Metro.


Ajo tha se nuk e ka vendosur Kurti para kushteve të saj, duke theksuar qëllimin e vetëm që kishte propozuar.

“Nuk e kam kushtëzuar Kurtin asnjëherë, e vetmja që kam propozuar është që të më jepet një shans që të shkojmë në sallë, të shohim sa deputetë po jenë në sallë sepse kisha kontakte me deputetë e garanca që nuk do të bojkotojnë”, tha ajo në Syri TV.

Presidentja pretendoi se pas shpinës së saj, po përgatiteshin kandidatët e tjerë, pa dijeninë e saj.

“Çfarë ndodhi ishte që prapa shpinës sime punohej me shumë kandidatë të tjerë dhe unë e kuptoja nga televizioni, që po punohej me kandidatë të tjerë përderisa mua më thuaj provo të bindësh opozitës. Pasaj më kërkuan t’i bëjë 85 vota që ishin të panevojshme”, deklaroi ajo./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë