Loading…

Me këto aktivitete shënohet 28 Nëntori në Prishtinë

  • 28/11/2016 | 11:49

Me këto aktivitete shënohet 28 Nëntori në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditura aktivitetet kulturo-artistike që do mbahen në kryeqytet për nder të festës së 28 nëntorit.

Duke filluar që prej orës 11 e deri në ora 21 komuna do të jetë e angazhuar me shumë aktivitete që do mbahen për nder të festës së flamurit.

Aktivitetet do jenë si vijon: 

  • Interpretimi i ansambleve të ndryshme të fëmijëve me interpretim të valleve dhe lojërave, solistëve dhe ambasadorët e vegjël;
  • Interpretimi i SHKA “Minatori i Ri” nga Kishnica me vallen e Peshkopisë dhe kolazh valle;
  • Interpretimi i AKV “Prishtina” – interpretimi i himnit, potpuri këngësh, një valle;
  • Interpretimi i instrumentistëve nga Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”;
  • Përmbyllja e programit me balerinat e Studio e baletit “Mjellmat”.
  • Shfaqja e filmit “Këngë me Defa” e autores Fatime Kosumi;
  • Interpretimi i SHKA-së “Bajram Curri” me 2 valle dhe 3 këngë popullore;
  • Interpretimi i Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Minatori i Ri” Kishnicë;
  • Interpretimi i AKV “Prishtina” – interpretimi i himnit, potpuri këngësh, një valle;
  • Interpretimi i SHKA “Qamili i Vogël” këngë rapsodike dhe këngë popullore;
  • Interpretimi i solistëve të ndryshëm në zhanrin HipHop.

Ndërsa, aktivitetet e poshtë shënuara do të organizohen nga bashkëpunëtorët e Drejtorisë së Kulturës si dhe institucionet kulturore vartëse.

  •  “Turneu i 28 nëntorit” turneu i basketbollit i organizuar nga Shoqata e mini basketbollit të Kosovës – SHF Ismail Qemali;
  • “Libri shumë ngjyrës” regjisore Melihate Qena – Teatri DODONA;
  • Finalja e turneut në basketboll dhe futboll të shkollave të mesme të Komunës së Prishtinës organizuar nga Shoqata e pedagogëve të kulturës fizike./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë