Loading…

Me Kurtin e Mustafën po tallen edhe këngëtarët: Lakmitar je, ke mendu që pushteti osht veç terminale

  • 28/01/2020 | 10:25

Me Kurtin e Mustafën po tallen edhe këngëtarët: Lakmitar je, ke mendu që pushteti osht veç terminale

Rep artistja Tayna është tallur me Albin Kurtin dhe Isa Mustafën, pasi që nuk po munden të arrijnë koalicion. Kështu ajo ka publikuar disa rreshta të përshtatur ku janë të shkëputur nga kënga e saj e fundit, transmeton Gazeta Metro.


Talljet me liderët e partive të VV’së dhe LDK’së, nuk kanë të ndalur.

Thuajse çdo ditë publikohen karikatura ku e ilustrojnë takimin e Kurtit me Mustafën, duke i tallur ata në forma të ndryshme.

Karikatura më qesharake së fundi ka qenë, e titulluar ‘Isa Ranch’, e cila u realizua pas shkuarjes së Kurtit në shtëpinë e Mustafës në Prapashticë.

Mirëpo talljet me Kurtin dhe Mustafën, nuk i kanë ndalur as këngëtarët.

Është rep artistja Tayna e cila ka publikuar disa rreshta të përshtatur me këngën e saj të fundit që e kishte në bashkëpunim me Mozzik, e titulluar ‘Edhe ti’.

Në këtë rreshta, Albin Kurti i drejtohet Isa Mustafës: “Lakmitar je, ke mendu qe pushteti osht veç terminale, ke menu qe mu munesh mem ble me pare”.

Ndërsa më pas, Isa Mustafa i përgjigjet atij: “Uuu veç edhe ti lakmitar je, ke mendu qe pushteti bohet pa pare”.

Ky version është pëlqyer shumë nga fansat dhe me të është qeshur fort në rrjetet sociale./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë