Të mërkurën mbrëma gjatë transmetimit direkt ish basketbollisti i njohur amerikan Charles Barkley po ngacmohej nga tifozët e Golden State Warriors në transmetim direkt televiziv. Nuk ua la Barkley që ua ktheu njejtë, transmeton Gazeta Metro.
Dihet se mes Charles Barkley dhe qytetit të San Francisko nuk ka dashuri as respekt fare. Barkely e urren vendin aq sa e urrejnë atë qytetarët. Shpesh ishte temë kjo.
Të mërkurën si panelist Barkley iu desh të ballafaqohet me tifozët e Golden State Warriors nga San Francisko që ishin mbledhur në shesh xhirim dhe po e shanin gjatë transmetimit direkt.
Në pauzën për reklama Barkley iu kthye atyre dhe i pati ca komente thumbuese për nënat e tyre.
“Më lini rehat se ju vij në shtëpi e ju q* nënën” i porositi Barkley.
Tifozët vazhduan me të veten dhe e shanë përsëri me parulla “Chuck ti ta shpif”.
Gjatë pauzës mes pjesëve të ndeshjes tifozët nisën përsëri derisa panelistët po diskutonin ndeshjen gjatë transmetimit të emisionit “Inside the NBA”.
Barkley ua ktheu edhe aty: “Hej, keni të drejtë! Edhe ju të gjithë na e shpifni poashtu!”.
Warriors crowd to Charles Barkley: “CHUCK YOU SUCK! CHUCK YOU SUCK!”
Barkley’s response: “Hey! You’re right! And Y’all suck too!” pic.twitter.com/TD5iblx2zT
— NBA Retweet (@RTNBA) May 19, 2022
Barkley dihet se nuk ka fort simpati dhe më herët gjatë ditës basketbollistit të Warriors, Draymond Green, se nuk i pëlqen rajoni i San Francisko duke pohuar se “ jo vetëm nuk më pëlqen vendi, e urrej atë vend”.
“Ai rajon të urren ty poashtu” ishte tallur Green.
Pas ndeshjes kur Dallas Mavericks eliminuan Phoenix Suns, që nënkuptonte se ata do të përballeshin me Warriors Barkley iu tha panelistëve tjerë se po “do të shkojnë në ferr, mendoj në San Francisko”./gazetametro.net
“We are going to hell, I mean San Francisco”
Chuck is not a fan of the City by the Bay. pic.twitter.com/v9HWVoHegU
— Jason Dumas (@JDumasReports) May 16, 2022