Loading…

Me ministra në shesh, me xhipa në qytete e poezi: Kurti nuk ia doli pavarësisht ‘flijimit’ për fushatë

  • 15/11/2021 | 11:35

Me ministra në shesh, me xhipa në qytete e poezi: Kurti nuk ia doli pavarësisht ‘flijimit’ për fushatë

Mbrëmë u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, për 14 komunat që kishin shkuar në balotazh. E nga këto rezultate ‘’disfatë’’ pësoi Lëvizja Vetëvendosje, me pak dallim nga raundi i parë, madje humbi edhe komunat ku shkoi në balotazh, shkruan Gazeta Metro.


Pavarësisht angazhimit maksimal të kryeministrit të vendit, duke pasur çdoherë prioritet vizitat, takimet, fushatën me kandidatët e kësaj partie në çdo komunë e në veçanti Prishtinë, Gjakovë, Prizren.

Kurti nuk ia doli.

Ai madje u bë tejet aktiv me video, foto të kandidatëve duke thurur  vargje për ta, e duke i vizituar në komuna. Duke iu dhënë epitete nga më të ndryshmet.

Madje përkrahja e tij shkonte deri në pikën ku ai mori tërë kabinetin qeveritar, me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, për t’i dalë në krah Arben Vitisë.

Tha se kishte 144 arsye për ta votuar atë, arsye kërkoi edhe nga kabineti i tij qeveritar.

“Gojëëmbël me qytetarët dhe i pakompromis në punë. Tamam si mjek i mirë që sillet me dashamirësi me pacientët dhe është i saktë me terapinë. Beni është më i urti si shok dhe më i ashpri në punë. I pathyeshëm dhe i palodhshëm. I fuqishëm pa u dukur i fortë. Prandaj ka pasur sukses në çdo angazhim të tijin publik”, tha Kurti.

Pas Prishtinës, Kurti shkoi për në Prizren. Nga atje me Mytën, u shpreh tejet i bindur në fitore. Tha se në duart e Mytës, Prizreni fisnikërohet edhe më shumë.

“Ai punon pa u ndalur dhe me finesa të mëdha, sikurse një artizan gjatë punimit të një filigrani. Prizreni vetëm këtë lloj kujdesi e pranon. Për katër vite, shumë punë të mira ka bërë e shumë të tjera mbesin për t’u përkryer”, kishte thënë Kurti.

E përkrahje shfaqi edhe për kandidaten e LVV’së në Gjakovë, Mimoza Kusari Lila. Kësaj të fundit edhe i thuri lavde të mëdha.

“Mimoza do t’i mungojë Grupit tonë Parlamentar si drejtuese, por nuk ka deputet të VETËVENDOSJE!-s që nuk mendon se Gjakova është shumë e rëndësishme dhe duhet lënë në duar të sigurta e mendje kreative.Me Mimozën, Gjakova nuk mbetet histori, por ardhmëri”, pati thënë Kurti.

Por mbrëmë rezultatet treguan krejt të kundërtën. Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Kurti fitoi në vetëm 4 komuna.

Haskuka, Kusari e Vitia nuk dolën fitues. Ata u mundën nga kundërkandidatët e tyre me mijëra vota diferencë.

E se Kurti e kishte përkrahjen ‘pa kufi’ e tregoj edhe kur në mes të heshtjes zgjedhore ai bashkë me eskortën e tij nga Parisi ‘’ateroi’’ për në Podujevë ku i doli në krah Bulliqit, i cili mbrëmë doli fitues.

Pas Podujevës ai pati shkuar në Gjakovë, duke vazhduar kështu rrugën e duke u takuar me qytetarë anipse në heshtje zgjedhore përbën një shkelje

E që nga shpallja e rezultateve, Kurti u tha se ishte ‘’ngujuar’’ në selinë e VV’së. Nuk bëri asnjë paraqitje para mediave.

Të vetmen paraqitje e pati kandidati për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia. Ai madje pranoi humbjen dhe i uroi fitoren kundërkandidatit të tij nga LDK, Përparim Ramës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë