Dikur si deputet kundërshtonte demarkacionin, por tash kur është pjesë e qeverisë, ka ndërruar mendje.
“Nuk do ta votojë”, ishte përgjigjur shkurt Kelmendi në maj të vitit të shkuar.
Por, duket se me ardhjen në pozitën e zëvendëskryeministrit, gjërat kanë ndryshuar, pasi ai tani beson se marrëveshja e demarkacioni nuk është e dëmshme për Kosovën.
Përderisa bashkëvendasit e tij po protestojnë në kundërshtim të kësaj marrëveshje, Ramiz Kelmendi konsideron se pas raportit të dytë për territorin, ai është i bindur se Kosova nuk humb territor.
“Pasi ka dalur edhe komisioni i dytë që e konfirmon këtë, nuk mund t’i besoj ‘llafeve të kafeve’ se gjoja Kosova humb territor”, ka thënë zëvendëskryeministri.
Si pjesë e qeverisë, Kelmendi nuk voton në Kuvend, por ai thotë se vota e tij në qeveri do të jetë pro marrëveshjes.
“Në qeveri do ta votoj sigurisht”, ka thënë Kelmendi për gazetametro.net.
Ndryshe, kryeministri Mustafa ditë më parë ka konfirmuar se gjatë muajit mars do të procedohet në Kuvend marrëveshja për demarkacionin, ndonëse ende nuk dihet se si do t’i sigurojë votat, pasi shumë deputetë edhe të partisë së tij dhe partnerit të koalicionit po e kundërshtojnë këtë marrëveshje./gazetametro.net