Qendërsulmuesi gjerman, Timo Werner ka shënuar golin e epërsisë për Leipzig në ndeshjen kundër Koln në kuadër të javës së dytë të Bundesligës, transmeton Gazeta Metro.
Në minutën e 36’të të takimit ish-sulmuesi i Chelseat realizoi gol nga një distancë mjaft e largët, por pa ndihmën e portierit të Koln ky gol nuk do të realizohej.
Timo Werner scores on his RB Leipzig & Bundesliga return, with a little help from FC Köln’s Marvin Schwäbe. pic.twitter.com/WfyZp3O0SP
— Get German Football News (@GGFN_) August 13, 2022
Rezultati momental në këtë përballje është 2-1. Për Koln barazoi rezultatin në minutën e 40’të sulmuesi, Florian Dietz, ndërsa për të rikthyer përsëri avantazhin u përkujdes, Christopher Nkunku.
Timo Werner u largua nga ‘Blutë e Londrës’ gjatë kësaj vere dhe u rikthye te skuadra gjermane pas një aventure dy vjeçare jo edhe shumë të mirë në Premier League. /gazetametro.net